Lajme

Krasniqi pas aksionit të PDK-së, e AAK-së: “Lumir e Vjosa, ku jeni sot?

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 12 August 2026

Nënkryetarja e degës së LDK-së në Vushtrri dhe ish-deputetja, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar heshtjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë aksionit të ndërmarrë nga PDK-ja dhe AAK-ja.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka pyetur publikisht kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe presidenten Vjosa Osmani.

“Lumir e Vjosa, ku jeni sot? Jam thellësisht e turpëruar që partia ime, partia që skicoi vetë idenë e shtetit të Kosovës, sot rri e heshtur, e pa zë, e pa ide – derisa do të duhej ta ballafaqonte këtë pushtet, që jo veç mes partive politike, por ka mbjellë përçarje mbase të pashërueshme në krejt popullin. Çfarë duhet të mendojë sot votuesi i LDK-së? Kush e përfaqëson atë sot?”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Krasniqi ka vlerësuar se LDK-ja po dëmtohet jo nga kundërshtarët politikë, por nga ata që, sipas saj, do të duhej ta mbronin partinë.

“Si u bë kështu që partia protagoniste e secilit proces të rëndësishëm të shtetit, sot të jetë një parti e strukur e hedhur diku në margjina. E pafalshme, ofenduese është kjo”, ka shtuar ajo.

Reagimi i Krasniqit vjen pasi deputetët e PDK-së dhe AAK-së zhvilluan një aksion demonstrativ në Kuvend, duke kundërshtuar moskonstituimin e legjislaturës së re.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy