Lajme

Çitaku nga Kuvendi: Na obligon Kushtetuta të vijmë çdo 48 orë deri në konstituim, LVV e suspendoi demokracinë

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 12 August 2026

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, deputetja Vlora Çitaku tha se hyrja në sallën kryesore të Kuvendit nuk është aksion.

Sipas saj rregullorja obligon që të jenë në kuvend çdo 48 orë.

“Ne jemi në vendin tonë të punës – aty ku na ka sjellur qytetari i Republikës së Kosovës me votë. Ne na obligon Kushtetuta, ligjet, rregullorja e punës së Kuvendit që të jemi këtu çdo 48 orë deri në konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

-Advertisement-

Çitaku tha se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari “nuk ka mandat të negociatorit, as të bëjë marrëveshje politike”.

“Ai thjesht e ka për obligim që ta thërrasë seancën konstituive dhe ne këtu ta zgjedhim kryetarin dhe Kryesinë e re”, tha ajo.

Kjo që po ndodh tani në Kosovë, Çitaku tha se “është krizë politike, është krizë morale që vjen si rezultat i mosgatishmërisë i Lëvizjes Vetëvendosje për ta konstituuar Kuvendin dhe për të ecur përpara”.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy