Lajme

Reagon Murati: Opozita po kërkon ta dërgojë vendin sërish në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 12 August 2026

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar deputetët e opozitës lidhur me pjesëmarrjen e tyre në seancën për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Murati ka ngritur pyetjen nëse deputetët e opozitës do të qëndrojnë në sallë gjatë votimit për Presidentin.

“A qëndrojnë deputetët e opozitës në sallë kur të votohet për President? Kjo është çështja. Në njërën anë kërkojnë të konstituohet Kuvendi, kurse në anën tjetër thonë që nuk qëndrojnë në sallë kur votohet Presidenti. Me fjalë tjera, po duan ta dërgojnë vendin edhe njëherë në zgjedhje. Vendi ka nevojë për institucione stabile. Kosova nuk ua ka borxh opozitës që të përsërisë zgjedhje të panevojshme aq herë derisa opozita të jetë e kënaqur me rezultatin”, tha ai.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy