Lajme

Kabashi-Ramaj i drejtohet Kurtit:Pse po tutesh? Pse po çon deputete gra kaq shumë me heq vëmendjen prej përgjegjësisë që e ki?

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 12 August 2026

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke e akuzuar se po tenton ta largojë vëmendjen nga përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit dhe institucioneve të vendit.

Kabashi-Ramaj tha se Kurti po përdor deputetet gra për ta larguar vëmendjen nga çështja kryesore.

“Pse po tutesh? Pse po çon deputete gra kaq shumë me heq vëmendjen prej përgjegjësisë që e ki?”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

Ajo i është drejtuar Kurtit duke i kërkuar që të veprojë për konstituimin e Kuvendit dhe institucioneve.

“Qytetarët ta kanë dhënë votën. Thirre seancën, konstituo institucionet. Mjaft me dezinformim, me propagandë, me i mashtru qytetarët. Nëse don me konstitu Kuvendin, jena tu të pritë, bashkë me gjithë të tjerët”, ka thënë deputetja e PDK-së.

 

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy