Lajme

Muharremi godet LDK-në: Është zhdukur nga skena, mos vallë po negocion fshehurazi me LVV-në?

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 12 August 2026

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër Lidhjen Demokratike të Kosovës për, siç thotë ai, heshtjen e saj në situatën aktuale politike dhe institucionale në vend.

Në reagimin e tij, Muharremi thotë se LDK-ja nuk është duke u parë askund në një prej momenteve më kritike për Kosovën, ndërsa kritikon partinë edhe për faktin se nuk iu bashkua partive të tjera që kërkuan konstituimin e Kuvendit.

“Siç po e shihni, LDK nuk është askund e gjallë në momentet më kritike që po kalon Kosova pas cenimit dhe sulmit kushtetues dhe institucional që po i bën LVV. Ata nuk iu bashkëngjitën sot partive tjera që kërkuan ligjshmëri, respektim të demokracisë dhe Kushtetutës dhe konstituim të Kuvendit sipas rregullave që kërkohen”, ka shkruar Muharremi.

-Advertisement-

Sipas tij, LDK-ja aktualisht nuk po sillet as si pjesë e opozitës dhe as e pozitës, ndërsa vlerëson se një qëndrim i tillë i ka kushtuar partisë edhe në aspektin elektoral.

“Pra, LDK as nuk janë pjesë e opozitës e as e pozitës ende. Ky qëndrim i ka kushtuar shumë partisë dhe e ka sjellë partinë në nivelet më të ulëta elektoralisht. E pazotë të jetë aty kur duhet. Pazotësi të ketë qëndrime dhe të mbajnë anët e duhura. Padyshim që, me këto sjellje, do të vazhdojë të ndëshkohet nga elektorati”, ka deklaruar ai.

Muharremi ka ngritur edhe dyshime se prapa heshtjes së LDK-së mund të qëndrojnë negociata me Lëvizjen Vetëvendosje për pozita në institucionet e ardhshme. Megjithatë, ai nuk ka paraqitur prova për ekzistencën e negociatave të tilla, duke e shtruar këtë si supozim.

“Me siguri ata po negociojnë fshehurazi me LVV për poste e funksione qeveritare aktualisht, prandaj nuk janë të gjallë dhe prezent. Shpresojnë të kapin ndonjë asht, të përfitojnë në këtë rrethanë derisa presioni tek LVV është i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Muharremi.

Ai thotë se nuk sheh asgjë të keqe nëse LDK-ja vendos të negociojë apo bashkëpunojë me LVV-në, por kërkon që një proces i tillë të bëhet transparent për publikun dhe elektoratin e partisë.

“Nuk ka kurgjo të keqe të negociojnë dhe bashkëpunojnë me LVV, por kjo duhet të jetë transparente. Ata duhet t’i tregojnë publikut dhe elektoratit të tyre që ‘nuk janë të gjallë e aktivë se janë duke negociuar’, nëse ky është rasti”, ka thënë ai.

Muharremi ka pyetur gjithashtu nëse LDK-ja ekziston “për pozita dhe funksione të disa individëve apo për Kosovën”, ndërsa paralajmëron se vazhdimi i kësaj qasjeje mund ta dëmtojë edhe më shumë partinë.

“Ajo çka nuk duhet të ndodhë, është LDK të jetë e heshtur dhe misterioze, të zhduket sikur tani nga dheu e mos të duken fare të gjallë, të mos jenë jotransparentë dhe të mos i dalin në mbrojtje elektoratit dhe qytetarëve të vendit në momente kritike. Se kështu, saktësisht kështu, nëse nuk ndryshon diçka, është në rrugë të bëhet partia më e parëndësishme në vend”, ka përfunduar Muharremi./Gazeta Infokus 

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy