Lajme

Behrami nga Kuvendi: I kanë okupuar të gjitha institucionet, ka mbetur vetëm logon e Republikës ta zëvendësojnë me atë të VV-së

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 12 August 2026

Deputeti Artan Behrami ka reaguar nga Kuvendi i Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka “okupuar institucionet” dhe se gazetarët nuk po lejohen të hyjnë brenda Kuvendit.

Përmes një deklarimi nga ambientet e Kuvendit, Behrami ka kritikuar edhe instalacionet e vendosura në holl, duke thënë se ato nuk mund ta mbulojnë, siç u shpreh ai, “tradhtinë që po ia bëni këtij shteti”.

“Ne jemi këtu, në Kuvend. Lërini instalacionet në hollin e Kuvendit, sepse nuk mundeni ta mbuloni tradhtinë që po ia bëni këtij shteti. Dyert janë të mbyllura, gazetarët nuk po lejohen të hyjnë brenda”, ka deklaruar Behrami.

-Advertisement-

Ai ka vazhduar me akuza ndaj VV-së, duke pretenduar se institucionet janë vënë nën kontrollin e kësaj partie.

“Këta i kanë okupuar të gjitha institucionet. Ka mbetur vetëm logon e Republikës ta zëvendësojnë me logon e VV-së. Por, ne nuk do ta lejojmë”, ka thënë Behrami.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy