Lajme

Aksion antidrogë: Të dyshuarit godasin policët, përdoret arma dhe sekuestrohen rreth 3 kg lëndë narkotike

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 11 August 2026

Policia ka njoftuar se gjatë një operacioni policor sekuestrohen rreth 3 kg marihuanë, vetura dhe telefona celularë.
Më datën 11.08.2026, Policia e Kosovës, përkatësisht Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikëve (SQHN), ka lokalizuar dhe vënë nën vëzhgim dy automjete të dyshuara me targa vendore që dyshohej se po transportonin substanca narkotike nga Prishtina në drejtim të Mitrovicës.

Gjatë tentativës për ndalim, të dyshuarit nuk u janë bindur urdhrave zyrtar, me ç’rast kanë goditur zyrtarët policorë në uniformë, ku me qëllim të neutralizimit të rrezikut zyrtarët policorë kanë përdorur pajisjen zyrtare (armën e zjarrit).

Automjetet e dyshuara të përfshira në rast janë arritur që të ndalohen nga njësitë policore, ku gjatë kontrollit në njërën nga to është gjetur dhe sekuestruar rreth 3 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

-Advertisement-

Në vazhdën e operacionit policor lidhur me rastin janë realizuar gjithsej tri (3) bastisje në lokacione të ndryshme, ku në cilësi të provave relevante për rastin po ashtu janë sekuestruar;

  • 0.7 gram substancë e dyshuar narkotike po ashtu e llojit Marihuanë.
  • Dy automjete,
  • Dy telefona celularë.

 

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy