Lajme

Behrami: VV-ja po e zvarrit konstituimin e Kuvendit për ta çuar vendin në zgjedhje më 27 dhjetor

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 11 August 2026

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar lidhur me moskonstituimin e Kuvendit, duke pretenduar se Lëvizja Vetëvendosje po e zvarrit qëllimisht këtë proces.

Behrami ka thënë se të gjithë deputetët e VV-së dhe ata të komuniteteve joserbe ndodhen në Prishtinë dhe se Kuvendi mund të konstituohet sot.

“Qytetarët duhet ta dinë këtë! Të gjithë deputetët e VV-së dhe të minoriteteve joserbe janë në Prishtinë. Sot mund ta konstituojnë Kuvendin. Sot Kosova mund të dalë nga kriza institucionale. Pse nuk e bëjnë?”, ka shkruar Behrami.

-Advertisement-

Sipas tij, konstituimi i Kuvendit po shtyhet për të krijuar mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje më 27 dhjetor.

“Sepse, nëse sot bëhet konstituimi, Albin Kurti nuk mund të na çojë në zgjedhje më 27 dhjetor, siç po tenton me zvarritjen e konstituimit”, ka deklaruar deputeti i PDK-së.

Behrami ka pretenduar se synimi është që Kuvendi të konstituohet gjatë muajit shtator, në mënyrë që afatet të përkojnë me datën 27 dhjetor.

“Këta synojnë ta konstituojnë Kuvendin gjatë shtatorit, për ta kapur 27 dhjetorin si datë të zgjedhjeve. Deri atëherë kanë për të shkelur edhe mbi të vdekur”, ka përfunduar Behrami.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy