Lajme

Tentoi t’i jepte ryshfet policëve në Bërnjak, arrestohet një serb

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 11 August 2026

Një shtetas serb është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë në pikën kufitare në Bërnjak.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar dhe është hetuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Veriut.

I dyshuari dhe dy dëshmitarë janë marrë në pyetje me udhëzim të prokurorit. Policët kanë sekuestruar përkohësisht edhe një bankënotë, e cila dyshohet se ishte përdorur si ryshfet.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy