Lajme

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 11 August 2026

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, është prononcuar për media lidhur me situatën e krijuar në kuvend dhe mungesën e rezultateve në seancat e fundit.

Dehari ka thënë se është më mirë të arrihet një marrëveshje që do të mundësonte zgjidhjen e ngërçit institucional, sesa që seancat të vazhdojnë pa prodhuar rezultat.

“Me rregullore.. por s’ka sanksione për atë. Ma mirë është me pas marrëveshje që zgjidhet problemi. Ne e dimë se më 28 dhjetor u mbajtën 57 seanca edhe nuk sollën kurrgjë të re. Çfarë kuptimi do të kishte të mbahen seanca vazhdimisht edhe të mos kemi rezultate”, ka deklaruar Dehari.

-Advertisement-

Dehari ka shtuar se seanca do të thirret kur të ketë marrëveshje mes partive.

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, tha Dehari.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy