“Ballkani ka paguar me gjak”, Rama reagon ndaj Serbisë për Ibrin: Lumenjtë ndjekin gjeografinë, Kosova është republikë sovrane
Autori: Gazeta inFokus
09:47 | 11 August 2026
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të ardhura nga Beogradi në lidhje me Kosovën dhe lumin Ibër dhe përfshirjen e Shqipërisë në debat.
Në një postim të gjatë në X, Rama thekson se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj Serbisë dhe se mbështetja e Tiranës për Kosovën nuk ka nevojë për narrativën e një “Shqipërie të Madhe”.
Sipas kryeministrit shqiptar, Kosova është një shtet më vete dhe shqiptarët e Kosovës janë qytetarë të Republikës së Kosovës, me institucionet dhe të drejtën e tyre për të përcaktuar të ardhmen.
Rama i drejtohet drejtpërdrejt edhe narrativës së Beogradit për statusin e Kosovës, duke deklaruar se “Serbia e humbi Kosovën”, ndërsa shton se përsëritja e të kundërtës nuk e ndryshon realitetin territorial.
“Territori i Republikës së Kosovës nuk është territor serb dhe burimet natyrore që ndodhen në të nuk janë burime të Republikës së Serbisë”, shprehet ai.
Rama argumenton se lumi Ibër duhet trajtuar si një sistem ujor ndërkufitar.
Ai pranon se Serbia është e lirë të menaxhojë burimet që ndodhen brenda juridiksionit të saj, por thekson se pasojat e mundshme për një shtet tjetër nuk mund të ndalen në kufirin shtetëror.
“Kjo është pikërisht arsyeja pse ekziston e drejta ndërkombëtare e ujërave”, shkruan Rama, “lumenjtë kanë zakonin e bezdisshëm të ndjekin gjeografinë dhe jo argumentet diplomatike”.
Kryeministri shqiptar thotë gjithashtu se të drejtat, siguria, prona, gjuha dhe trashëgimia kulturore e komunitetit serb në Kosovë duhet të mbrohen.
Rama thekson se Shqipëria dëshiron marrëdhënie të mira me Serbinë dhe një rajon të integruar në Bashkimin Europian, ku, sipas tij, duhet të përfshihet edhe Serbia.
“Por fqinjësia e mirë nuk mund të nënkuptojë që fqinjët e Serbisë të pranojnë versionin e Serbisë për historinë”, shkruan Rama. “Ballkani ka paguar tashmë një çmim shumë të lartë, në gjak dhe në kohë të humbur”

T� tjera
-
Ilir Krasniqi: Erdhëm në Irlandë me fitu, shpresoj se kjo humbje do të na bëjë më të fortë
Mbrojtësi i kombëtares Dardane, Ilir Krasniqi, ka folur pas ndeshjes ndaj Irl...
-
ACPAC, the Organization Strengthening the Voice of Albanians in Canada, Brings Together Intellectuals and Prominent Figures and Sets Its Strategy for the Next Two Years
The Albanian-Canadian organization is expanding its engagement in Canada’s pu...
-
ACPAC, organizata që po fuqizon zërin e shqiptarëve në Kanada, mbledh intelektualë e personalitete dhe përcakton strategjinë për dy vitet e ardhshme
Organizata shqiptaro-kanadeze po zgjeron angazhimin e saj në jetën publike dh...
-
Irlanda trefishon epërsinë
Irlanda trefishon epërsinë Irlanda ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Koso...
-
Irlanda shënon për 2:0, sërish nga pika e bardhë
Irlanda ka fituar një tjetër penalti, pasi atë e ka shkaktuar portieri Aro Mu...
-
Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh
Është mbyllur pjesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dubl...
-
Tasholli: Specialja mund të quhet “Gjykatë Fashiste”, po përdoret për hesape politike
Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka kritikuar ashpër G...
-
Hoti me kritika ndaj qeverisë: Anuluan projektin e gazit, paratë i orientuan për bateri që nuk prodhojnë energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ka reaguar...
-
Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq
Irlanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.Parrott ka realizuar nga penalltia. ...
-
FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sisteme brenda tri orësh
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin...
-
Nis ndeshja Irlandë – Kosovë
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Të...

































