Lajme

Lushtaku: Mundësia reale është të shkojmë edhe në zgjedhjet e katërta me radhë

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 10 August 2026

Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, deputeti i kësaj partie, Mërgim Lushtaku, ka folur për situatën politike në vend dhe ngërçin institucional, raporton Gazeta Blic.

Lushtaku ka thënë se tashmë ekziston mundësia reale që Kosova të shkojë edhe në zgjedhjet e katërta me radhë.

“Po deri më sot po shohim që se dy vite nuk janë konstituuar institucionet mirëfilltë që mos me shku nga zgjedhjet në zgjedhje. Tash mundësia reale është që me shku edhe zgjedhjet e katërta me radhë, fatkeqësisht”, ka deklaruar Lushtaku.

-Advertisement-

Ai ka kritikuar pushtetin për, siç tha, mungesën e bashkëpunimit dhe kompromisit për formimin e institucioneve.

“Kur një pushtet nuk e merr me qetësi që me bashkëpunuar, me pasur kompromis dhe me i formuar institucionet që me i adresuar kërkesat e bujqve, të studentëve, të administratës, të shërbimit publik apo edhe sigurisht edhe të shërbimit shëndetësor”, është shprehur ai.

Lushtaku ka folur edhe për problemet me funksionimin e institucioneve, duke përmendur edhe rastet kur, sipas tij, transfuzioni i gjakut ka mbetur pa energji elektrike.

“Kemi raste edhe të transfuzionit të gjakut që sa orë është pa energji elektrike që e vështirëson jetesën. Çdo ditë e më shumë mosfunksionimi po bëhet realitet”, ka thënë Lushtaku.

Sipas tij, shkelja e Kushtetutës është bërë “normalitet”, ndërsa ka theksuar rëndësinë e respektimit të saj për funksionimin e shtetit.

“Kur përbuzet Kushtetuta, përbuzet edhe vetë shteti edhe çdo pore e funksionimit të shtetit”, ka deklaruar ai.

Duke folur për komunikimin me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Lushtaku ka thënë se PDK-ja ka marrë letra të njëpasnjëshme, por nuk ka parë ndryshim në qëndrimet e tij.

“Ne realisht kemi pasur, që kanë dërguar letra të njëpasnjëshme, po kemi dhënë qëndrimet publike që ne jemi si opozitë dhe qëndrimet tona janë publike, por nuk kemi parë asnjë ndryshim nga ana e Albin Kurtit”, ka thënë ai.

Lushtaku ka përsëritur se PDK-ja e ka konsideruar se Kurti e ka shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë, por jo edhe për zgjedhjen e presidentit.

“Ne çdo herë kemi thënë edhe para se të shkojmë në këto zgjedhje që e lamë pas, që ai ka mazhorancën, e ka shumicën për me i formuar qeverinë, por nuk e ka shumicën që me zgjedhur presidentin”, është shprehur Lushtaku.

Ai ka thënë se në një shoqëri demokratike nevojitet kompromis, duke përmendur edhe Kushtetutën e Kosovës.

“Derisa ka kompromis në çdo shoqëri edhe Kushtetuta e Kosovës është e bazuar në vendet evropiane, sigurisht që edhe atje e kanë ditur që ka me pasur një ngërç politik dhe do të ketë kompromis”, ka deklaruar ai.

Lushtaku ka kritikuar Kurtin edhe për mënyrën se si, sipas tij, po e trajton opozitën.

“Derisa ai po mundohet me i barrikaduar opozitën si fajtore dhe po mundohet që me thënë ju e keni obligim me vendos atë që e thom unë, sigurisht që ne nuk do të bimë në kurthin e tij”, ka thënë Lushtaku.

Ndërsa, i pyetur nëse PDK-ja ka pranuar ndonjë ftesë për takim ditëve të fundit, Lushtaku u përgjigj shkurt:

“Jo, s’kemi pranuar.”

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy