Lajme

Haziri: Qëndrimi i LDK-së mbetet ai i kryetarit, nesër mblidhet Grupi Parlamentar

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 05 August 2026

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka deklaruar se prioritet i partisë është të kontribuojë në ndërtimin e normalitetit dhe stabilitetit politik në vend.

Duke folur para gazetarëve, Haziri tha se deri më tani qëndrimi zyrtar i LDK-së është ai i bërë publik nga kryetari i partisë.

“Dje është deklaruar kryetari i LDK-së. Asnjë gjë tjetër përveç kësaj deklarate nuk ka pasur. Nesër e kemi mbledhjen e Grupit Parlamentar, ndërsa nesër bëhet edhe konstituimi i Kuvendit, në legjislaturën e re. Koha po thërret që të ndërtohet normaliteti dhe stabiliteti politik në këtë Republikë. Roli ynë është ta japim këtë kontribut, ndërsa gjithçka varet nga zhvillimi i bisedimeve”, deklaroi Haziri.

-Advertisement-

Ai nuk dha detaje shtesë për negociatat e mundshme politike, duke theksuar se zhvillimet e ardhshme do të varen nga rrjedha e bisedimeve ndërmjet subjekteve politike.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy