Lajme

Abdixhiku mbledh Grupin Parlamentar të LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 05 August 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pritet të mbledhë këtë të mërkurë Grupin Parlamentar të partisë.

Mbledhja do të mbahet në orën 14:00, një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është caktuar të mbahet të enjten, më 6 gusht.

Të martën, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e takoi për herë të dytë kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për themelimin e institucioneve të reja të Kosovës, pas zgjedhjeve të qershorit.

-Advertisement-

Ata dështuan ta arrinin një marrëveshje politike dy ditë para se të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit të ri, por i cilësuan bisedimet si të mira dhe paralajmëruan mundësinë e vazhdimit të tyre.

Një takim i ri mes dy liderëve pritet të mbahet sot.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy