Lajme

Kurti: Me LDK-në diskutuam për bashkëpunimin, jo për emra presidenti

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 04 August 2026

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se në takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku është diskutuar për raportet mes dy subjekteve dhe mundësitë përpara.
Kurti tha se presidenti duhet të jetë mbi ndarjet partiake dhe të mos përfshihet në debatet e përditshme politike.

“Kemi diskutuar për raportet tona. LVV konsideron që presidenti i Kosovës, si shprehje e unitetit të popullit, duhet të jetë një figurë që ngroh zemrat e qytetarëve të Republikës, me merita dhe vlera, pra një personalitet që do kishte karakter të mirëpritur dhe nuk do të paraqiste polin e katërt të pushtetit”.
Ai shtoi se presidenti duhet të jetë jashtë partive politike dhe të ketë rol përfaqësues.

“Do të duhej të ishte jashtë partive politike dhe të mos ishte i përfshirë në polemika ditore”.

-Advertisement-

Kurti theksoi se Vetëvendosje është e interesuar për bashkëpunim me LDK-në, duke vlerësuar se vendi ka nevojë për përparim më të shpejtë.

“Jemi të interesuar të bashkëpunojmë me LDK-në, sepse vendi ynë ka nevojë për progres të përshpejtuar, por presidenti nuk do të duhej të ishte pjesë e pushtetit politik.”

Duke folur për emrin e presidentit të ardhshëm, Kurti tha se nuk mund të përmendë kandidatë konkretë, pasi sipas tij emri duhet të jetë rezultat i një konsensusi.

“Nuk mund të sjell emër konkret, sepse emri do të duhej të ishte konsensual dhe jo domosdoshmërisht i Vetëvendosjes. Herën e kaluar ne kemi sjellë emra konkretë, ata kanë qenë Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku. Kur u tërhoqën, kërkuam emra, por nuk na u dhanë, prandaj sollëm edhe një emër tjetër, Feride Rushitin, por nuk u pranua, sepse e sollëm ne”.
Kurti tha se synimi është të gjendet një kandidat që ka mbështetjen e nevojshme për t’u zgjedhur.

“Jemi të interesuar ta kemi dikë gjithëpërfshirës, sepse nuk duam të sjellim emra që nuk zgjedhen dhe që nuk e kanë mbështetjen e domosdoshme. Nuk kemi folur për emra të presidentit. Kemi folur për rrugën përpara në bashkëpunimin e Vetëvendosjes me LDK-në. Duke qenë se kemi pasur situata të shpeshta, rivalitetit në Kuvend shpesh, nuk është e lehtë që për këto pak ditë, madje pak orë para fillimit të seancës konstituive, t’i tejkalojmë të gjitha. Po punojmë maksimalisht”.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy