Goditje për AAK-në në Prishtinë: Endrit Gashi jep dorëheqje, do të vazhdojë si asambleist i pavarur
Autori: Gazeta inFokus
20:26 | 04 August 2026
Endrit Gashi, asambleisti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prishtinë në dy mandatet e fundit, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga partia.
Përmes një njoftimi publik, Gashi tha se vendimi vjen pas një periudhe të gjatë zhvillimesh, të cilat, sipas tij, janë shoqëruar me sulme të orkestruara dhe publikime të porositura nga individë brenda partisë, me synimin për të dëmtuar figurën e tij dhe të familjes.
“Ky vendim vjen si rezultat i zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë një periudhe të gjatë, të shoqëruara me sulme të orkestruara dhe, së fundmi, me publikime të porositura nga individë brenda partisë, me qëllim të denigrimit të figurës sime dhe të familjes sime”, ka shkruar Gashi.
Ai theksoi se gjatë angazhimit të tij ka vepruar me përkushtim, integritet dhe përgjegjësi, duke i qëndruar besnik parimeve, ligjit dhe interesit publik.
“Për fat të keq, kur sulmet personale zëvendësojnë debatin politik dhe kur tolerohen praktika që cenojnë dinjitetin njerëzor, vazhdimi i angazhimit tim nuk është më i mundur”, u shpreh ai.
Megjithatë, Gashi bëri të ditur se nuk do të largohet nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. Ai njoftoi se mandatin do ta vazhdojë si asambleist i pavarur.
“Betejën dhe angazhimin tim në Kuvendin Komunal të Prishtinës do ta vazhdoj si asambleist i pavarur, me të njëjtin përkushtim, integritet dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve që më kanë besuar votën e tyre”, thuhet në njoftimin e tij.
Në fund, Gashi falënderoi qytetarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen, duke theksuar se besimi i tyre ka qenë motivimi më i madh gjatë angazhimit të tij politik.

T� tjera
-
Buxheti i vitit të ardhshëm, Murati: Fokusi te mbështetja e kategorive jashtë tregut të punës
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për projektbuxhetin e vitit të...
-
Kosova me nismë të re për ndryshimin e Ligjit për Specialen, pas kritikave nga ndërkombëtarët
Kosova do të ndërmarrë një nismë të re për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e S...
-
“Disiplinohu pak ministër”, Hoti i reagon Muratit gjatë debatit për buxhetin
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar projektbuxhetin, duke thënë se...
-
Për Ligj të ri për Specialen procedurat nisin nga zero, Cakolli: Nëse deri të hënën s’rrëzohet veto e Presidentes, ai që u votua s’vlen asgjë
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shpjeguar procedura...
-
Përfundon dita e dytë e vizitës së Krasniqit te familja, e kthejnë në EULEX
Jakup Krasniqi ka qëndruar edhe sot në Kosovë, ku ka vizituar familjen e tij ...
-
Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, arrestohen 8 persona
Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të l...
-
Haxhiu: Buxheti i vitit 2027 nuk është zhvillimor, por konsumues
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 20...
-
Lushtaku kundërshton Projektbuxhetin 2027: Qytetarët po varfërohen
eputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, në emër të Grupit ...
-
Buxheti 2027, Abdixhiku: Jemi të fundit në Evropë, në ekonomi, në arsim, në teknologji
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar proj...
-
Kurti paralajmëron diskutime dhe vendime të reja për të ardhmen energjetike të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, duke folur në Kuvendin e Kosovës për situatën me en...
-
Kurti prezanton buxhetin 2027: 4.27 miliardë euro
Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 20...
-
21 vjet burgim dhe 31 mijë euro gjobë për 83 kilogramët e heroinës – tre të dënuar, dy të tjerë lirohen nga akuza
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjithsej 21 vjet burgim tre perso...
































