Lajme

Theren me thi*kë dy persona në Pejë, të dyshuarit në arrati, deklarohet policia

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 04 August 2026

Dy persona kanë mbetur të lënduar mëngjesin e sotëm, pasi që të njëjtit janë therur me thikë nga persona të tjerë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

‘’Sot rreth orës 08:45, Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugen ‘ Mbreteresha Teutë’, Policia menjëherë kanë dalë ne vendngjarje, aty është kuptuar se nga persona të dyshuar janë therur me mjet të mpreht (thikë), dy persona, të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarës, dhe janë në arrati, Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personave të dyshuar’’, ka thënë Rugova.

-Advertisement-

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy