Lajme

Agim Bahtiri: Nuk është koha për inate personale!

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 03 August 2026

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka njoftuar se ka përfunduar regjistrimin si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka ka bërë thirrje për unitet politik, duke theksuar se, sipas tij, nuk është koha për përplasje politike, por për përgjegjësi shtetërore.

Ende po gjenden varreza masive të më të dashurve tanë, të ekzekutuar nga dora barbare serbosllave, ndërsa Serbia vazhdon me retorikë që cenon shtetin tonë. Pikërisht për këtë arsye, sot kemi nevojë për unitet më shumë se kurrë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Deputeti i ri i Kuvendit të Kosovës ka theksuar se do të japë kontributin e tij për krijimin e institucioneve të forta dhe të qëndrueshme, si dhe për zhvillimin e vendit.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy