Lajme

17-vjeçari nga Ferizaj gjen mbi 2,700 euro dhe i dorëzon në Polici

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 03 August 2026

Një person i moshës 17-vjeçare ka gjetur para në shumë prej 2500 eurosh dhe më pas i ka dorëzuar në polici.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 22:30, ku në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur qytetari A. Nuha, nga fshati Bablak i komunës së Ferizajt.

Ai ka dorëzuar një shumë parash dhe dokumente identifikimi të gjetura në rrugë në një portofol, në fshatin Lloshkobare, afër një pike karburanti.

-Advertisement-

“Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, është identifikuar pronari i sendeve të humbura, K.S. (40 vjeç) nga Gjakova. Në prani të zyrtarëve policorë, atij i janë kthyer paratë në vlerë prej 2,435 euro dhe 270 franga, si dhe dokumentet personale. Policia ka regjistruar një shënim zyrtar.”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj vlerëson lart veprimin e qytetarit A. Nuha, i cili me ndershmëri dhe përgjegjësi ka dorëzuar paratë dhe dokumentet e gjetura, duke dhënë një shembull të mirë të qytetarisë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy