Lajme

Su*lme ndaj policëve në Mitrovicën e Veriut dhe Malishevë, katër zyrtarë kanë marrë ndihmë mjekësore

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 03 August 2026

Në dy incidente të ndara në Malishevë dhe Mitrovicën e Veriut janë sulmuar zyrtarë policorë, njoftoi Policia e Kosovës. Në të dy rastet, të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa gjithsej katër policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në një rast tjetër të veçantë në Leposaviq, është ndaluar një shtetas i Serbisë, i dyshuar se së bashku me një person tjetër kishte sulmuar fizikisht një burrë, transmeton Paparaci.

Në Malishevë, rreth orës 14:30, u arrestuan dy burra për pengim të zyrtarëve policorë në kryerjen e detyrës zyrtare. Policia bën të ditur se njëri prej tyre, pasi u shoqërua në stacionin policor, i sulmoi fizikisht zyrtarët policorë.

-Advertisement-

Si pasojë e incidentit, tre policë pësuan lëndime dhe kërkuan trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit.

Disa orë më vonë, rreth orës 23:10, në Mitrovicën e Veriut u arrestua një burrë i cili, sipas policisë, refuzoi të identifikohej dhe t’i nënshtrohej testit të alkoolit.

Pas shoqërimit në stacionin policor, ai sulmoi fizikisht dhe ofendoi një zyrtar policor, i cili gjithashtu kërkoi ndihmë mjekësore. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari u dërgua në paraburgim.

Edhe një rast tjetër i sulmit fizik ndodhi në veri.

Në Leposaviq, rreth orës 18:30, një burrë raportoi në polici se ishte sulmuar fizikisht nga dy shtetas të Serbisë.

Pas hetimeve, u identifikua dhe u arrestua njëri prej të dyshuarve.

Pas marrjes në pyetje, në konsultim me prokurorin, ai u lirua në procedurë të rregullt.

I lënduari, pasi mori ndihmën mjekësore, u lirua për trajtim në shtëpi.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy