Lajme

Tragjedi në Pogradec, elektricisti humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 26 July 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në fshatin Zërvaskë, në Pogradec, ku një elektriçist ka humbur jetën gjatë punës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Agim Beqiri, rreth 60-vjeç, i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po riparonte një linjë elektrike me defekt.

Për pasojë, ai ka humbur jetën në vendngjarje.

-Advertisement-

Grupi hetimor ndodhet në fshatin Zërvaskë dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet edhe konfirmimi zyrtar nga policia për shkaqet e aksidentit. /Top Channel

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy