Lajme

Bedri Hamza: UÇK-ja është larg vite dritë nga partitë politike

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 23 July 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk duhet të identifikohet me asnjë parti politike, duke theksuar se ajo është krijuar para se të ekzistonin subjektet politike që veprojnë sot.

Në emisionin “Debat Plus”, Hamza tha se kur qytetarët iu bashkuan UÇK-së, nuk ekzistonin as PDK-ja dhe as Lëvizja Vetëvendosje.

“Kur kanë shkuar në UÇK, nuk kanë ekzistuar as PDK-ja, as VV-ja,” deklaroi Hamza.

-Advertisement-

Ai shtoi se, sipas tij, UÇK-ja është “larg vite dritë” nga partitë politike, duke theksuar se lufta çlirimtare nuk duhet të përdoret për përfitime politike.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy