Lajme

Kusari: Rënia e lirisë së medias lidhet me veprimet e partisë në pushtet në raportme gazetarët

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 23 July 2026

Misioni faktmbledhës i Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazrtarëve ka publikuar të hënën raportin me titull “Kosovë: Rikthimi i lirisë së mediave pas rënies”.

Sipas raportit, liria e medias në Kosovë ka shënuar përkeqësim si pasojë e ndërhyrjeve politike, sulmeve verbale ndaj gazetarëve dhe dobësimit të pavarësisë së institucioneve mediale.

Për këtë ka folur në “Pressing” të T7, Flutura Kusari, e cila ka thënë se partia në pushtet përmendet në mënyrë specifike si një nga faktorët në këtë përkeqësim të lirisë së medias.

-Advertisement-

Advertisement
“Raporti flet qartë për rënie të lirisë së mediat në Kosovë sidomos në tri vitet e fundit. Kanë ndikur shumë faktor, por përgjithësisht raporti tregon që ka të bëje me faktorin politik me qasjen e partisë në pushtet në raport me mediat. Partia në pushtet përmendet në mënyrë specifike”, ka thënë ajo.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy