Ambasadorët e BE-së takohen me kryetarët e katër komunave veriore, kërkojnë forcim të qeverisjes lokale
Autori: Gazeta inFokus
18:43 | 23 July 2026
Shefat e Misioneve të Bashkimit Evropian në Kosovë kanë vizituar këtë të mërkurë komunën e Zveçanit, ku janë takuar me kryetarët e katër komunave veriore për të diskutuar funksionimin e qeverisjes lokale, tetë muaj pas marrjes së mandatit pas zgjedhjeve lokale të tetorit 2025.
Sipas njoftimit të BE-së, kryetarët e komunave kanë paraqitur një sërë sfidash që po ndikojnë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Mes tyre janë përmendur mungesa e arkivave, mungesa e stafit të kualifikuar, kufizimet buxhetore, çështjet pronësore, si dhe kontrolli nga niveli qendror mbi aktivitetet komunale.
Përveç takimit me kryetarët e komunave, shefat e misioneve zhvilluan edhe takime të ndara me përfaqësues të shoqërisë civile dhe anëtarë të kuvendeve komunale nga partitë opozitare.
Në deklaratë, Bashkimi Evropian rithekson përkushtimin për forcimin e vetëqeverisjes lokale dhe procesit të decentralizimit në Kosovë, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.
BE-ja u bëri thirrje institucioneve që të përmirësojnë koordinimin ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror, të ofrojnë mbështetje më efektive për komunat përmes ministrive përkatëse dhe të sigurojnë zbatim të barabartë të sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Kosovës.
Sipas BE-së, administratat komunale efektive, llogaridhënëse dhe plotësisht funksionale, që ofrojnë shërbime cilësore për të gjithë qytetarët, përfshirë ata në veri të vendit, janë thelbësore për ndërtimin e besimit, stabilitetit dhe prosperitetit.
Në fund të deklaratës, Bashkimi Evropian thekson se do të vazhdojë të mbështesë komunat dhe reformat që forcojnë vetëqeverisjen lokale në mbarë Kosovën, duke rikujtuar se mbetet partneri më i madh dhe donatori kryesor i asistencës financiare për Kosovën.

T� tjera
-
Gazeta zvicerane zbulon të kaluarën kriminale të Rrahman Hotit, tregon se si e vrau gruan para 13 vitesh në St.Gallen
Gazeta zvicërane “Blick” ka dhënë detaje të tjera për të kaluarën kriminale t...
-
Gjykata Administrative urdhëron Komunën e Vitisë ta sistemojë në punë Visar Misinin, ishte shpallur fitues i konkursit
Gjykata Administrative, me aktgjykimin e 4 nëntorit 2026, ka aprovuar në tërë...
-
Kuvendi nis hartimin e Agjendës Parlamentare për Barazi Gjinore 2027–2030
Fillon hartimi i Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinor...
-
Tre persona dënohen me nga 7 vjet burgim për trafikim të narkotikëve në Prishtinë, dy të tjerë lirohen nga akuza
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka shpallur aktgjykimin...
-
KEDS-i: Erërat dëmtuan rrjetin elektrik, po punojmë për rikthimin e plotë të furnizimit
KEDS-i ka njoftuar se ekipet janë duke punuar në terren për sanimin e plotë t...
-
Drançolli për rastin e Arlindës: U diskutua si rastet tjera, pa ndonjë rekomandim nga unë apo anëtarët e mekanizmit
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt ka nisur i...
-
Nuk u lejua takimi me të, vëllai tenton të shohë Jakupi Krasniqin nga ballkoni i shtëpisë
Sot është dita e tretë e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë. Një moment pre...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni Hetimor nis intervistimin e zyrtares për Barazi Gjinore në Pejë
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt ka nisur i...
-
Paraburgoset Rrahman Hoti për rastin e rëndë që ndodhi të mërkurën në Suharekë
Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren, ka aprovuar...
-
Vrasja në parkingun e Suharekës, Gjykata zbulon se si u qëllua viktima para bashkëshortes dhe vajzës së mitur
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Rrahman Hoti...
-
Kosova dhe BE-ja mbajtën takimin e tetë për çështjet ekonomike, financiare dhe statistikat
Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Komisionit Evropian kanë mbajtur në Prishtinë ...
-
Prishtina n’bërllok, Komuna u shkruan deputetëve: S’lejojmë të mbahet peng projekti për inate politike
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar sot se k...


































