Fokus

Ky është personi që u vra aksidentalisht në Bjeshkët e Strellcit

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 23 July 2026

55-vjeçari Shpend Hasanramaj, është viktima që mbeti i vrarë sot në Bjeshkët e Strellcit të Deçanit.

I njëjti, sipas dyshimeve të para, u vra aksidentalisht nga djali i tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

-Advertisement-

“Me datën 23.07, rreth orës 13 e 42 minuta, kemi pranuar informata që në oborrin e një stani është një person i vrarë. Dyshohet për vrasje aksidentale dhe mes familjrëve. Është sekuestruar një armë e zjarrit dhe njësitet janë në vendin e ngjarjes.”, ka thënë Rugova.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi tha për Infokus, se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, dhe se po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme.

“Prokurori i shtetit dhe gjitha njesitet relevante policore jane ne vendin e ngjarjes duke ndermarre veprimet e nevojshme”, tha ai.

Ky është i riu që dyshohet se vrau aksidentalisht babanë e tij në Strellc të Deçanit

 

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy