Lajme

Një person i vrarë në një stan në Strellc të Deçanit, Policia: Dyshohet se ishte vrasje aksidentale mes familjarëve

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 23 July 2026

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, në një përgjigje për Gazetën INFOKUS ka konfirmuar se një person është vrarë në fshatin Strellc të Deçanit.

Ai ka thënë se në orën 13 e 42 minuta kanë marrë informacionet për një person të vrarë në oborrin e një stani në Strellc dhe sipas Rugovës, vrasja dyshohet se ka ardhur në mënyrë aksidentale dhe se bëhet fjalë për një incident mes familjarësh.

“ Me datën 23.07, rreth orës 13 e 42 minuta, kemi pranuar informata që në oborrin e një stani është një person i vrarë. Dyshohet për vrasje aksidentale dhe mes familjrëve. Është sekuestruar një armë e zjarrit dhe njësitet janë në vendin e ngjarjes.”, ka thënë Rugova.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori. Këtë e ka konfirmuar Shkodran Nikçi nga Prokuroria e Pejës.

“Prokurori i Shtetit dhe të gjitha njësitet relevante ndodhen në vendin e ngjarjes. Jam duke marrë informata. Pasi të konfirmojmë rrethanat e rastit, do të njoftojmë zyrtarisht”, deklaroi Nikqi për Infokusin.

LAJMI I FUNDIT: Një person i vdekur në Strellc të Deçanit


I biri e privoi nga jeta prindin në oborrin e një stani në Strellc

Tragjike: Djali dyshohet se e vrau aksidentalisht babanë në Deçan

LAJMI I FUNDIT: Një person i vdekur në Strellc të Deçanit

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy