Në Kroaci zbulohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat e aksidentit tragjik të vitit 2021
Autori: Gazeta inFokus
14:50 | 23 July 2026
Nën përkujdesjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, në qytetin e Sllavonski Brod është zbuluar një pllakë përkujtimore në nderim të dhjetë viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik rrugor më 25 korrik në vitin 2021.
Siç bën të ditur Ambasada, në ceremoninë përkujtimore morën pjesë Përfaqësuesi Special i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Genc Metaj, prefekti i Qarkut Brod-Posavinë, Danijel Marušić, zëvendëskryetarja e Bashkisë së Sllavonski Brodit, Martina Martić Puača, familjarë të viktimave, përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe Kroacisë, si dhe qytetarë të shumtë, njofton Dukagjini.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, tha se vendosja e pllakës përkujtimore nuk është vetëm një akt simbolik, por një shprehje e përgjegjësisë morale për të ruajtur kujtesën e viktimave dhe për të treguar se dhimbja e familjeve të tyre mbetet një dhimbje e përbashkët.
Berishaj rikujtoi se aksidenti i 25 korrikut 2021 u mori jetën dhjetë personave, la 15 të plagosur rëndë dhe rreth 30 të tjerë me lëndime më të lehta, duke theksuar se pas këtyre shifrave fshihen histori njerëzore dhe familje, jeta e të cilave ndryshoi përgjithmonë.
Siç thuhet në njoftimin e Ambasadës, një falënderim i veçantë iu drejtua edhe Adnan Vuniqit, mbështetja e të cilit bëri të mundur realizimin e projektit përkujtimor.
Në përmbyllje të ceremonisë, prefekti i Qarkut Brod-Posavinë, Danijel Marušić, u shprehu solidaritet familjeve të viktimave, duke theksuar se asnjë fjalë nuk mund ta zbusë dhimbjen e tyre, por se ato nuk janë vetëm në këtë pikëllim.
Ai tha se pllaka do të mbetet një simbol i përhershëm i kujtimit për viktimat dhe një thirrje që tragjedi të tilla të mos përsëriten.

T� tjera
-
Merret vendimi për rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e QKUK-së
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka përfunduar verifikimin e pronësisë s...
-
Vrasja e Triumf Rizës, Gjykata Themelore i dënon me nga 18 vite burg Ilir e Rrahim Abdullahun
Gjykimi ndaj Ilir Abdullahut i njohur me nofkën “Liza” dhe Rrahim Abdullahu i...
-
Gjini pret Prattipatin: Aleanca do të jetë e pakompromis në mbrojtjen e demokracisë
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë n...
-
Gazeta zvicerane zbulon të kaluarën kriminale të Rrahman Hotit, tregon se si e vrau gruan para 13 vitesh në St.Gallen
Gazeta zvicërane “Blick” ka dhënë detaje të tjera për të kaluarën kriminale t...
-
Gjykata Administrative urdhëron Komunën e Vitisë ta sistemojë në punë Visar Misinin, ishte shpallur fitues i konkursit
Gjykata Administrative, me aktgjykimin e 4 nëntorit 2026, ka aprovuar në tërë...
-
Kuvendi nis hartimin e Agjendës Parlamentare për Barazi Gjinore 2027–2030
Fillon hartimi i Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinor...
-
Tre persona dënohen me nga 7 vjet burgim për trafikim të narkotikëve në Prishtinë, dy të tjerë lirohen nga akuza
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka shpallur aktgjykimin...
-
KEDS-i: Erërat dëmtuan rrjetin elektrik, po punojmë për rikthimin e plotë të furnizimit
KEDS-i ka njoftuar se ekipet janë duke punuar në terren për sanimin e plotë t...
-
Drançolli për rastin e Arlindës: U diskutua si rastet tjera, pa ndonjë rekomandim nga unë apo anëtarët e mekanizmit
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt ka nisur i...
-
Nuk u lejua takimi me të, vëllai tenton të shohë Jakupi Krasniqin nga ballkoni i shtëpisë
Sot është dita e tretë e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë. Një moment pre...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni Hetimor nis intervistimin e zyrtares për Barazi Gjinore në Pejë
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt ka nisur i...
-
Paraburgoset Rrahman Hoti për rastin e rëndë që ndodhi të mërkurën në Suharekë
Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren, ka aprovuar...


































