Lajme

Janina Ymeri i drejtohet Arben Vitisë: Edhe çarçafët e shtratat mund të sjellin kriza

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 23 July 2026

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar ndaj gjendjes në institucionet publike shëndetësore, duke i bërë thirrje ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, që të marrë mësim nga rasti i Rumanisë.

“Arben Vitia ministër, të bëj thirrje ta shikosh si ra Qeveria e Victor Ponta në Rumani, nga skandali i çarçafëve të papastër për shkak të tenderit me dezinfektues. Nuk ishin shkaku vetëm çarçafët, por aty kulmoi mllefi nga një sistem i korruptuar”, ka shkruar Ymeri.

Sipas saj, edhe në Kosovë vazhdojnë të evidentohen probleme serioze me kushtet në spitale.

-Advertisement-

“Dëgjova që çarçafët i kishit ble, po shtratat janë të papastër. Njejtë qysh po dalin të papastra edhe plot dhoma spitali”, ka deklaruar deputetja e zgjedhur e LDK-së.

Ymeri ka kritikuar Qeverinë edhe për mënyrën e menaxhimit të mjeteve publike, duke thënë se qytetarët meritojnë trajtim dinjitoz.

“Më e pakta është ose pastrimi i shtratave ose ndërrimi. Fundja, nga ato gjakra e jashtëqitje janë njerëz që kanë paguar e paguajnë tatimet, janë miqtë tanë e familjet tona”, ka thënë ajo.

Në fund, deputetja e zgjedhur e LDK-së ka paralajmëruar se pakënaqësia e qytetarëve mund të shndërrohet në krizë politike.

“Mund të thuash nuk bie Qeveria nga çarçafët e shtratat, por historia tregon se inflacioni, varfëria e hajnia nuk sjellin asnjëherë lajme të mira për një pushtet. Edhe çarçafët e shtratat mund të sjellin kriza”, ka përfunduar Ymeri.

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy