Lajme

Nis rrënimi i shtëpisë në Rrugën A, për të cilën Rama tha se u ndërtua pa leje dhe në pronë të komunës

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 23 July 2026

Ka nisur sot rrënimi i shtëpisë në Rrugën A në Prishtinë, e cila ishte në prag të shembjes për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dje kishte dalë me një sqarim duke thënë se shtëpia ishte ndërtuar në tokë të komunës.

Rama gjithashtu i kishte bërë thirrje pronarit të shtëpisë që të mos e pengonte rrënimin.

-Advertisement-

“Evakuimi i familjeve që banonin në këto objekte është bërë para 2 vitesh, për shkak të punimeve në “Rrugën A” dhe ❌ rrezikut të rrëshqitjes së dheut. Edhe pse këto objektet kanë qenë të ndërtuara pa leje në pronë komunale, Kryeqyteti ka paguar dhe vazhdon të paguaj shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuara.

Lusim personin në fjalë që të mos rrezikojë jetën e tij dhe të ekipeve tona duke hyrë në këtë zonë, e cila mbetet e rrezikshme për shkak të punimeve ❌ dhe është pronë komunale”, kishte shkruar Rama dje.

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy