Fokus

Alarm në rrugët e Kosovës: Për vetëm dy ditë, gjashtë persona humbën jetën në aksidente trafiku

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 21 July 2026

Vetëm brenda dy ditësh, gjashtë persona kanë humbur jetën në aksidente të rënda trafiku, duke ngritur alarmin për sigurinë në rrugët e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Mëngjesi i së martës u shënua me një tjetër tragjedi. Një aksident i rëndë në Komoran i mori jetën një 24-vjeçareje, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të lënduar.

Një ditë më parë, një tjetër ngjarje tragjike ndodhi në afërsi të Shkupit. Tre persona nga Vushtrria – një grua dhe dy burra – humbën jetën pasi vetura me të cilën po ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë. Trupat e tyre u gjetën vetëm pas shumë orësh nga autoritetet maqedonase, pasi familjarët i kishin raportuar si të zhdukur.

-Advertisement-

Po të hënën, një aksident tjetër i rëndë në komunën e Istogut mori dy jetë. Viktima mbetën një vajzë 12-vjeçare dhe gjyshi i saj, 69 vjeç. E mitura humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa 69-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në Spitalin e Pejës.

Brenda vetëm 48 orëve, bilanci tragjik i aksidenteve ka shkuar në gjashtë viktima, duke e kthyer sigurinë në komunikacion në një alarm serioz për institucionet dhe qytetarët./Gazeta Infokus

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy