Lajme

Konkursi i artistëve: Prince Caffe zgjedh dizajnet e filxhanëve (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 08 July 2026

Dhjetë studentë të Fakultetit të Arteve prezantuan dizajnet e tyre në garën kreative për edicionin special artistik të gotave të Prince Caffe, ku frymëzimin e morën kryesisht nga tradita dhe trashëgimia kulturore shqiptare.

Juria përzgjodhi tre punimet më të mira, të cilat do të përdoren në gotat e brendit, ndërsa fituesi i vendit të parë u shpërblye me 1,000 euro, i dyti me 700 euro dhe i treti me 300 euro.

Nga kjo garë u theksua edhe gatishmëria për bashkëpunime të reja mes Fakultetit të Arteve dhe Prince Caffe në projekte të ardhshme.

-Advertisement-

Detajet i sjell kronika në vazhdim:

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy