Lajme

Qeveria e Shqipërisë i jep aktorit turk 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 01 July 2026

Aktori turk Burak Ozçivit, i njohur nga publiku shqiptar si “Osmani”, përveç roleve të tij të pëlqyera nga shqiptarët, duket se nuk do ti ndahet Shqipërisë, këtë herë jo në ekrane por në fushën e biznesit.

Në mbledhjen e djeshme (30 qershor), Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime të rëndësishme, mes tyre transferimin e 88.5 hektarëve tokë shtetërore në Vlorë në dispozicion të kompanisë “RAMS Albania”, e cila do të ndërtojë aty një zonë të lirë ekonomike. Kompania rezulton në pronësi të Mehmet Faruk Burbul, pronari i korporatës ndërkombëtare “RAMS Global” me seli në Almaty të Kazakistanit.

Në vendimin e qeverisë thuhet se 88.5 hektarëve tokë shtetërore në Vlorë do të vihen në dispozicion për zhvillimin dhe realizimin e projektit të investimit strategjik “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”. Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

-Advertisement-

Qeveria i jep "Osmanit" 88.5 hektarë falas në Vlorë

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy