Lajme

Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, evakuohen qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 30 June 2026

Rreth orës 08:00 të mëngjesit, është pranuar një informatë për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ai bëri të ditur se menjëherë pas njoftimit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë në atë zonë, duke evakuuar qytetarët nga një perimetër i caktuar.

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës“, ka deklaruar Pllana për Infokus.

-Advertisement-

Në vendngjarje janë angazhuar njësitet përkatëse policore për trajtimin dhe verifikimin e informatës./Gazeta Infokus/

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy