Fokus

Psikologia Syla: Frika dhe stresi i neglizhuar po rrezikojnë shëndetin mendor

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 27 June 2026

Psikologia Atifete Syla ka ngritur shqetësimin se problemet e shëndetit mendor, veçanërisht te të rinjtë, vazhdojnë të neglizhohen, ndërsa ndihma profesionale kërkohet vetëm atëherë kur simptomat ndikojnë rëndë në jetën e përditshme, shkruan Gazeta Infokus.

E ftuar në emisionin “Doktor Plus” me Arjeta Osmani, Syla tha se shëndeti mendor nuk po merr vëmendjen e duhur, duke shtuar se ky fenomen nuk është karakteristik vetëm për Kosovën, por është i pranishëm edhe në vendet më të zhvilluara.

Sipas psikologes, shumë persona i injorojnë shenjat e para të problemeve psikologjike dhe vendosin t’u drejtohen profesionistëve vetëm kur gjendja fillon t’ua pengojë funksionimin normal.

-Advertisement-

“Pa dyshim që po i ngelizhojn, prandaj po i kemi problemet e mëdha të shëndetit mendor jo në vendin tone por në përgjithësi mendoj që në vendet e zhvilluara është akoma ma e theksuar kshtu që kjo është problemi që ajo ndikon direkt në shëndetin mendor e sidomos të rinjëve. Prandaj mendoj që nuk po i kushtohet rëndësi ata shpesh po e neglizhojnë këto simptomet edhe problemet edhe veq atë herë  shohin që vërtet po i pengon në funksionimin normal të jetës së përditëshme e ju drejtohen profesionistëve”, ka thënë Syla.

Ajo theksoi gjithashtu se secili individ e përjeton ndryshe një problem të shëndetit mendor, prandaj nuk duhet të bëhen krahasime me përvojat e të tjerëve, sidomos me ato që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Zakonisht në përgjithësi secili sidomos të problemet e shëndetit mendor secili individ është unik dhe “mund të ketë simpome jo të njejtë më të gjithë dhe ky është problemi kur ata shohin në rrjete sociale që nuk janë njerëz të fushës që flasin për probleme të shëndetit mendor, por duhet me cek që asnjë skanë probleme të njëjta, munden me qenë probleme me gjumin frikën, simptome fizike, humbje disponimi, ka shumë simptome po janë shumë individuale në varësi të riut që e prek”, ka deklaruar psikologia./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni videon e plotë:

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy