Sunny Hill 2026 pritet të thyejë çdo rekord, Alban Kastrati: Edicioni më i madh është para nesh
Autori: Gazeta inFokus
20:10 | 25 June 2026
Përgatitjet për edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival, i cili do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, janë në fazën përfundimtare.
I ftuar në podcastin e gazetarit Shkelzen Dakaj, Alban Kastrati nga Sunny Hill, ka ndarë detaje rreth organizimit të festivalit më të madh muzikor në Kosovë, duke treguar se puna për një edicion nuk zgjat vetëm disa muaj, por zhvillohet gjatë gjithë vitit.
Kastrati tha se, ndryshe nga vitet e para kur festivali nisi si një projekt i ndërtuar mbi pasionin, sot ai është shndërruar në një platformë serioze me organizim të vazhdueshëm.
“Edicioni i këtij viti po shkon shumë mirë. Përgatitjet po ecin sipas planit, sepse është bërë punë dymbëdhjetëmujore. Në fillim ishte një projekt i pasionit tonë të përbashkët për të sjellë diçka interesante gjatë verës, por me kalimin e viteve e pamë që festivali po i tejkalonte pritjet tona dhe puna u bë shumë më serioze”, u shpreh ai.
Sipas Kastratit, sapo përfundon një edicion, nis menjëherë puna për organizimin e atij pasues.
“Në momentin që hiqen skenat nga ambienti i festivalit, fillon puna për edicionin e ardhshëm. Kontaktojmë artistët, planifikojmë skenat, mirëmbajmë hapësirën, kujdesemi për gjelbërimin, mbjellim drunj dhe bëjmë të gjitha përgatitjet që festivali të jetë edhe më i mirë”, tha ai.
Ai shtoi se ky organizim i vazhdueshëm e bën më të lehtë përgatitjen e çdo edicioni të ri.
Kastrati kujtoi se edicioni i vitit të kaluar ishte më i suksesshmi deri më tani, si për pjesëmarrje ashtu edhe për jehonën ndërkombëtare, por sipas tij, shifrat aktuale tregojnë se festivali i këtij viti pritet t’i tejkalojë të gjitha rekordet.
“Viti i kaluar ishte edicioni më i mirë dhe më i suksesshëm që kemi pasur, me jehonën më të madhe ndërkombëtare. Megjithatë, bazuar në numrat që kemi deri më sot, gjithçka tregon se sivjet do të kemi një edicion edhe më të madh”, përfundoi Kastrati.
NDIQNI VIDEON:

T� tjera
-
Berisha: PD-ja thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë pë...
-
Supremja e refuzon ankesën e Blerim Isufajt për shkarkim nga pozita e kryeprokurorit – kështu e arsyetojnë
Gjykata Supreme ia ka refuzuar ankesën Blerim Isufajt, ndaj vendimit të Këshi...
-
“Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” – kërcënimet nga burri që Arlinda i raportoi në polici më 10 korrik
Është zbardhur dëshmia e Arlinda Zekajt, e dhënë në polici më 10 korrik të kë...
-
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, fëmija i saj 12-vjeçar dërgohet në strehimore
Fëmija rreth 12-vjeçar i Arlinda Zekajt ndodhet në njërën prej strehimoreve n...
-
“E pranoj që e kam kanosur, e bëra për shkak të djalit” – Zbardhet dëshmia në Prokurori e Jeton Sylajt
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur dyshime të bazuara mirë se Jeton Syla...
-
Kryetari i Mitrovicës reagon pas deklarimeve për grantet: “Prokuroria Speciale foli, grantet janë dhënë me meritokraci”
Kryetari i Komunës së Mitrovicës ka reaguar përmes një postimi, duke thënë se...
-
S’miratohet kërkesa e Musliut që drejtori i Policisë të raportojë për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka refuzuar kë...
-
Shiroka-Pula takon ministrin e Malit të Zi, Marash Dukaj – në fokus bashkëpunimi mes dyja vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ministrin e A...
-
Kurti përmend ultimatumin: Kanë edhe 54 orë afat për raportin për Arlinda Zekajn
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se institucioneve përkatëse...
-
Nagavci inicion komision hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Arberie Nagavci ka bërë të ditur se kanë iniciuar themelimin e një komisioni ...
-
Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universita...
-
Njihuni me Kfor Gashin, lindi vetëm pak ditë para hyrjes së NATO-s në Kosovë
Nuk është ushtarak, por mban emrin e një prej misioneve ndërkombëtare më të n...
































