Krenare Sogojeva Dërmaku: Nga sfidat te sukseset ndërkombëtare të Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Autori: Krenare Sogojeva Dërmaku
17:14 | 25 Qershor 2026
Gjatë këtyre viteve, mirëpritëm mbi 150 ekspertë evropianë si nikoqirë të dy punëtorive evropiane dhe dy konferencave rajonale në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike. Ndërtuam ura bashkëpunimi që rezultuan me marrëveshje bilaterale.
U bëmë anëtarë të Komitetit Drejtues të Rrjetit Evropian për Transparencë dhe të Drejtën e Informimit, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e standardeve për informim të drejtë dhe të qasshëm në nivel evropian. Faleminderit Besnik Dervishit për përkrahjen e ofruar për Kosovën dhe Agjencinë.
Në prill të vitit 2025 u bëmë anëtarë me të drejta të plota të Konferencës Pranverore të Autoriteteve për Mbrojtjen e të Dhënave dhe fituam besimin për të qenë nikoqirë të kësaj konference në vitin 2027.
Po ashtu, në rolin tonë si kontribuues, në vitin 2027 do të jemi nikoqirë të Grupit Punues për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Menaxhimin e Krizave, në kuadër të Asamblesë Globale të Privatësisë.
Ky historik aktivitetesh dhe lobimi ndërkombëtar ka krijuar një realitet të ri për imazhin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, në zbatimin e standardeve të avancuara në fushën e qasjes në dokumente publike dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
Orientimet strategjike të Agjencisë kishin në fokus vendimmarrjen në harmoni të plotë me standardet evropiane, jo vetëm me qëllim të përmbushjes së kërkesave ligjore, por edhe për të reflektuar arritjet në raportet vlerësuese të Komisionit Evropian për Kosovën.
Puna dhe angazhimi ynë janë vlerësuar vit pas viti në këto raporte, duke evidentuar progres të vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, me zbatim të ligjit në harmoni me standardet evropiane, kapacitete të forcuara, mbikëqyrje efektive dhe, mbi të gjitha, pavarësi institucionale, që rrjedhimisht rrit besimin e qytetarëve tanë.
Entuziazmi, vizioni i qartë strategjik dhe kërkesat për mbështetje, të shoqëruara me rezultate konkrete dhe të qëndrueshme në informim, ndërgjegjësim dhe ngritje të kapaciteteve në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike, u bënë baza e partneritetit me organizatat ndërkombëtare në Kosovë. Ky partneritet rezultoi me dhjetëra projekte, të cilat kishin për synim forcimin e transparencës dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Falënderim i veçantë për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadën e Holandës, Ambasadën Britanike, Zyrën e Bashkimit Evropian, Këshillin e Evropës, GIZ-in, OSBE-në dhe EULEX-in, të cilët na besuan dhe na mbështetën në këtë rrugëtim.
Mirënjohje e veçantë edhe për organizatat e shoqërisë civile, të cilat u bënë pjesë e projekteve tona, duke promovuar të drejtën për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Pa hezitim dhe pa paragjykim, ato besuan në misionin tonë.
Falënderoj stafin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, i cili me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë bëri të mundur rezultatet dhe sukseset që prezantuam sot.
Misioni ynë nuk matet me kohën që ka kaluar, por me ndikimin që kemi lënë dhe me përgjegjësinë që kemi ndaj çdo qytetari. Me të njëjtin besim dhe përkushtim do të vazhdojmë të mbrojmë privatësinë dhe transparencën, duke dëshmuar se edhe sfidat më të mëdha mund të shndërrohen në histori suksesi.
Sepse të mbrosh të drejtat e qytetarëve do të thotë të mbrosh dinjitetin e tyre. Dhe nuk ka mision më fisnik se ky.
Krenare Sogojeva Dërmaku

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...






























