Haxhiu: Serbia mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur
Autori: Gazeta inFokus
11:47 | 25 June 2026
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka marrë sot pjesë në përmbylljen e projektit “Na Mungojnë”, që sjellë në vëmendje rrëfimet e familjeve të personave të pagjetur dhe kërkesën e tyre të pandërprerë për të ditur.
Haxhiu ka thënë se Serbia mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur
Sipas Haxhiut, ndërkombëtarët duhet ta trajtojnë këtë si detyrim të qartë të Serbisë ndaj familjeve.
“Varrezat masive të zbuluara në territorin e Serbisë e kanë bërë të qartë se fshehja e gjurmëve ka qenë e qëllimshme. Hapja e arkivave nuk mund të mbetet çështje e vullnetit të Beogradit. Partnerët ndërkombëtarë duhet ta trajtojnë këtë si detyrim të qartë të Serbisë ndaj familjeve, ndaj drejtësisë dhe ndaj së vërtetës. Rreth 1600 persona ende janë në listat e të pagjeturëve, dhe shpeshherë përmenden si numra dhe si statistika. Por dokumentarët e tillë shkojnë përtej statistikave duke na dhënë emrat, fytyrat, dhe rrëfimet për ta përmes zërave që kanë pritur shumë gjatë”, ka deklaruar Haxhiu.
Haxhiu deklaroi se kërkesa për të ditur nuk mund të mbetet vetëm në kujtesën e familjeve, duke shtuar se kërkon punë të përditshme institucionale: hetim, dokumentim, punë mjekoligjore, bashkëpunim me familjet dhe ndjekje të çdo informacioni që mund të çojë te e vërteta.
“Dua të falënderoj Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisionin Qeveritar, Prokurorinë Speciale, Policinë dhe partnerët ndërkombëtarë për punën në gjetjen e personave të zhdukur me dhunë dhe në adresimin e krimeve të luftës. Vitet e fundit ka pasur përparim, falë rritjes së kapaciteteve dhe ndryshimeve ligjore që kanë mundësuar gjykimin në mungesë, si përgjigje ndaj mosbashkëpunimit të Serbisë. Institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara ta mbështesin këtë punë, sepse drejtësia për krimet e luftës mbetet detyrim i pashmangshëm”./

T� tjera
-
ATK u vihet pas bizneseve që shesin online, shqipton 24 gjoba
Administrata Tatimore e Kosovës ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që ushtro...
-
Sadiku: VV-ja edhe sot pas 7 vitesh harroi se është në pushtet dhe fajësoi ZRrE-në për problemet në energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas mbled...
-
Mungesa e masave të sigurisë, inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Pej...
-
Inspektorët e sigurisë në KEK mbesin në këmbë – pa automjete i’u duhet të kontrollojnë 800 hektarë, dokumentet zbulojnë kushtet e rënda të punëtorëve
Jo vetëm punëtorët pa këpucë dhe çizme të reja pune për dy vjet e gjysmë, por...
-
“Nuk do të përfundojë këtu”, paralajmërohen arrestime tjera në rastin e vrasjes së Arlindës
Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë ...
-
Specialja i reklamon kushtet që i “gëzojnë” krerët e UÇK’së të dënuar në Hagë
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka re...
-
Prokuroria e konfirmon ndalimin e katër personave për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dy dyshohen për vrasje, dy tjerë dyshohen se ndihmuan
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin edhe të katër pers...
-
Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do ta apelojë ven...
-
Zbulohen katër emrat e të arrestuarve të tjerë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt
Ish vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Ze...
-
Nën përcjelljen e Njësisë Speciale, Jeton Sylaj dërgohet në Gjykatën e Pejës
Ish-burri i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, para pak minutash është dërguar në G...
-
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K
Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur fillimin e zbatimit gradual të Sistemit...
-
Vita kundërshton rezultatet e AUV-it: Analizat në Bullgari tregojnë se aflatoksina në qumësht është nën kufirin e lejuar
Qumështorja “Vita” ka reaguar lidhur me rezultatet e publikuara nga Agjencia ...
































