Lajme

Dita e 25-të, qytetarët s’i ndal as shiu, me çadra në duar para Kryeministrisë

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 24 June 2026

Pavarësisht motit të paqëndrueshëm dhe reshjeve të shiut, qytetarët janë mbledhur edhe këtë mbrëmje para godinës së Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 25-të radhazi të protestës qytetare në Tiranë.

Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj klasës politike që, sipas tyre, ka drejtuar vendin gjatë 35 viteve të fundit, duke e akuzuar për korrupsion, keqqeverisje, mungesë llogaridhënieje dhe shpopullimin e vendit.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë, ndërsa gjatë ditëve të fundit organizatorët kanë artikuluar edhe një platformë me pesë kërkesa, ku përfshihen krijimi i një qeverie teknike tranzitore, reforma kushtetuese dhe ndryshime të thella në sistemin politik.

-Advertisement-

Edhe pse kushtet atmosferike nuk kanë qenë në favor të tyre, pjesëmarrësit kanë zgjedhur të mos tërhiqen, duke vijuar tubimin para Kryeministrisë me pankarta, flamuj kombëtarë dhe thirrje kundër qeverisë dhe klasës së vjetër politike

Edhe pse kushtet atmosferike nuk kanë qenë në favor të tyre, pjesëmarrësit kanë zgjedhur të mos tërhiqen, duke vijuar tubimin para Kryeministrisë me pankarta, flamuj kombëtarë dhe thirrje kundër qeverisë dhe klasës së vjetër politike

Protesta, e cila tashmë ka hyrë në javën e katërt, vijon të mbahet çdo mbrëmje në kryeqytet, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se nuk do të ndalen derisa kërkesat e tyre të marrin përgjigje.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy