Lajme

Haradinaj: Ne u fokusuam te pasojat që besuam që mund të jenë shkatërrimtare për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 24 June 2026

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka falënderuar votuesit e Aleancës për votën e tyre, më pas shpjegoi se AAK u fokusua te “pasojat që mund të jenë shkatërruese për Kosovën”

54 mijë e 729 qytetarëve, votuesve, si në Kosovë e në diasporëdua  t’i falënderoj për votën ndaj Aleancës. Është një përgjegjësi”, tha Haradinaj në Pressing.

Tutje Haradinaj tha; “E kemi ballafaqu qeverinë Kurti, politikat e qeverisë, pasojat e kësaj politike, e kësaj qeverisje për Kosovën, për humbjet dhe në vazhdimësi jemi fokusu te disa prej atyre pasojave që kemi besu që mund të jenë shkatërrimtare për Kosovën”.

-Advertisement-

“Pasoja e krijimit të mosbesimit me aleatët e sigurisë, të gjithë e kemi paralajmëru që kur krijohet mosbesim shfrytëzohet prej armiqve tanë, gjë që na ndodhi në Banjska”, vijon Haradinaj.

“E kemi alarmu Kosovën për pengimin e farbrikave apo kapaciteteve të reja me prodhu energji nga VVja. Kemi tregu që ka me u rritë çmimi i energjisë, kemi me pagu shtrejtë, kemi me ble energjinë, për hatër të do njerëzve që janë rreth tij..”, tha tutje ai.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy