Gjashtë viktima për 4 ditë – Alarm nga aksidentet e trafikut dhe incidentet në vendin e punës
Autori: Gazeta inFokus
16:01 | 23 June 2026
Gjatë katër ditëve të fundit, gjashtë persona kanë humbur jetën në ngjarje tragjike që kanë tronditur opinionin publik në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.
Viktimat ishin kryesisht të moshave të reja, ndërsa shumica e rasteve lidhen me aksidente trafiku.
Një e re moshës 18 vjeç dhe tre të tjerë në të njëzetat e hershme kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komaunikacion dhe humbjes së jetës në vendin e punës.
Të shtunën, në Vushtrri, Drilon Meniqi (22 vjeç) humbi jetën në vendngjarje pas një aksidenti të rëndë mes motoçikletës që drejtonte dhe një veture.
Një tjetër tragjedi ndodhi në Gjermani, ku mediat gjermane raportuan se gjatë udhëtimit drejt Kosovës humbën jetën dy motrat nga Topanica e Kamenicës, Erza Zubaku (24 vjeçe) dhe Aulona Zubaku (18 vjeçe). Ato u përfshinë në një aksident zinxhiror ku morën pjesë pesë automjete, ndërsa një person tjetër mbeti i lënduar rëndë.
Këto janë dy motrat nga Kamenica që humbën jetën tragjikisht në aksident fatal në Gjermani
Po ashtu, të hënën në Prizren, një i ri humbi jetën në vendin e punës gjatë punimeve në një objekt ndërtimi. Sipas policisë, ai u godit nga një pjesë e pajisjes së betonimit, duke pësuar lëndime fatale.
“Sot, më datë 22.06.2026, rreth orës 09:00, Policia ka pranuar informatën se në ambulancën e lagjes Arbana në Prizren është dërguar pa shenja jete një person mashkull. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, kanë deklaruar nga policia.
Ndërkaq, sot në fshatin Vranidoll të Prishtinës, një person tjetër humbi jetën si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave. Vdekja e tij u konstatua në vendngjarje nga ekipi emergjent, ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Vdes një person në një aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës
Këto raste tragjike vijnë vetëm pak ditë pasi katër persona të tjerë humbën jetën në aksidente trafiku gjatë fundjavës së kaluar, duke rikthyer shqetësimet për sigurinë në komunikacion dhe në vendet e punës në Kosovë. /Gazeta Infokus/
Tragjike: Katër të rinj kosovarë vdesin për tre ditë – tre në aksidente e një në vendin e punës

T� tjera
-
Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e ka vlerësua...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...
-
Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se draft...
-
Shiroka-Pula, Kurti e Haxhiu shihen duke diskutuar në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntor
Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Ku...
-
Presidentja: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në prit...
-
Reduktimet e rrymës prekin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore
Pos kryeqytetit, edhe komunat tjera, disa më rëndë madje, po ballafaqohen me ...
-
Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndali...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë për nesër në Prish...
-
17-vjeçari plagos me thikë punonjësin e një fast-food-i në Fier
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku një 29-vjeçar i iden...
-
Haradinaj në pritjen solemne për 28 Nëntorin: Kjo festë është emocioni më sublim i çdo shqiptari
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen solemne të o...

































