Tragjike: Katër të rinj kosovarë vdesin për tre ditë – tre në aksidente e një në vendin e punës
Autori: Gazeta inFokus
13:01 | 22 June 2026
Një fundjavë por edhe nisje tragjike e javës në Kosovë.
Një e re moshës 18 vjeç dhe tre të tjerë në të njëzetat e hershme kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komaunikacion dhe humbjes së jetës në vendin e punës.
Rasti i parë ka ndodhur të shtunën në Vushtrri ku një 22 vjeçar vdiq pas një aksidenti të rëndë me motoçikletë.
Viktima ishte Drilon Meniqi, i cili vdiq në vendin e ngjarjes pasi motoçikleta që po drejtonte u përfshi në aksident me një veturë.
Ndërsa një tjetër tragjik ndodhi në Gjermani ku dy motra të cilat kishin marrë rrugën drejt vendlindjes vdiqën pas një aksidenti të rëndë gjatë rrugës për në Kosovë.
Bëhet fjalë për dy motrat Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku, 18 vjeçe nga fshati Topanicë i Kamenicës.
Mediat gjermane raportuan se në aksident është lënduar rëndë edhe një person tjetër. Sipas të dhënave të publikuara, ngjarja nisi me një përplasje mes dy automjeteve që po lëviznin me shpejtësi të lartë, ndërsa më pas u përfshinë gjithsej pesë automjete në një aksident zinxhiror.
Këto janë dy motrat nga Kamenica që humbën jetën tragjikisht në aksident fatal në Gjermani
E një rast tjetër tragjik ndodhi sot (e hënë) ku një 22 vjecar ka vdekur në vendin e punës në Prizren.
Sipas policisë ai u godit nga një pajisje e punës gjatë procesit të betonimit.
“Sot, më datë 22.06.2026, rreth orës 09:00, Policia ka pranuar informatën se në ambulancën e lagjes Arbana në Prizren është dërguar pa shenja jete një person mashkull, rreth 26 vjeç. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, kanë deklaruar nga policia.
Edhe javën që lamë pas 4 persona humbën jetën në aksidente trafiku vetëm në fundjavë./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e ka vlerësua...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...
-
Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se draft...
-
Shiroka-Pula, Kurti e Haxhiu shihen duke diskutuar në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntor
Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Ku...
-
Presidentja: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në prit...
-
Reduktimet e rrymës prekin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore
Pos kryeqytetit, edhe komunat tjera, disa më rëndë madje, po ballafaqohen me ...
-
Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndali...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë për nesër në Prish...
-
17-vjeçari plagos me thikë punonjësin e një fast-food-i në Fier
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku një 29-vjeçar i iden...
-
Haradinaj në pritjen solemne për 28 Nëntorin: Kjo festë është emocioni më sublim i çdo shqiptari
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen solemne të o...



































