Detaje tronditëse për vrasjen e Eglant Koçit, zbulohet biseda e autorit me familjarët
Autori: Gazeta inFokus
11:01 | 23 June 2026
Janë zbuluar detaje tronditës mbi vrasjen e Eglant Koçit nga shoku i tij, Armand Shakaj, një krim që sipas hetuesve u pasua nga përpjekje për të fshehur gjurmët duke zhdukur trupin në majën e Korrës.
Gazetari Igli Çelmeta ka treguar se menjëherë pasi kishte dalë nga komisariati, Shakaj ishte përballur me miq dhe familjarë të viktimës, të cilët e kishin pyetur për praninë e tij në polici.
Sipas gazetarit, autori i dyshuar u kishte thënë se ishte marrë në pyetje vetëm si person që kishte dijeni për ngjarjen, pasi kishte komunikuar me Eglant Koçin ditën e zhdukjes.
Madje, sipas Çelmetës, Shakaj kishte shkuar edhe më tej, duke u kërkuar familjarëve që ta njoftonin nëse Koçi kthehej në shtëpi, duke u shtirur si i shqetësuar për të.
“Sapo ka dalë nga komisariati është ndeshur me miq, të afërm, familjarë të Eglant Koçit, autori i krimit, dhe e kanë pyetur po ti çfarë do në komisariat. U ka thënë se e kanë pyetur si person në dijeni, pasi atë ditë kishte folur në telefon me Eglantin. Madje u ka thënë të afërmve, kur të kthehet Eglanti në shtëpi i thoni të më telefonojë pasi jam shumë i shqetësuar dhe kam humbur kontaktet. Pra autori i krimit u kishte thënë këto fjali të afërmve të Eglantit. Policia sekuestroi kamerat e sigurisë dhe brenda 24 orësh zbuloi që Armand Shakaj ishte autori i dyshuar. Ai kishte nuhatur që policia po e zbulonte krimin, edhe pse në kokën e tij djallëzore, mënyra se si e kishte fshehur trupin, kishte menduar se nuk do gjendej kurrë. Ai e çoi në lartësinë më të madhe, në majën e Korrës, për ta zhdukur. Policia ka pajisje të sofistikuara për sinjalizimin e telefonit celular. Janë zbuluar fshatrat ku ka pulsuar celulari dhe janë pyetur banorë të zonës dhe një bari që kishte parë automjetin e Shakajt”, deklaroi ai, raporton A2 Cnn.

T� tjera
-
Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e ka vlerësua...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...
-
Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se draft...
-
Shiroka-Pula, Kurti e Haxhiu shihen duke diskutuar në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntor
Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Ku...
-
Presidentja: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në prit...
-
Reduktimet e rrymës prekin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore
Pos kryeqytetit, edhe komunat tjera, disa më rëndë madje, po ballafaqohen me ...
-
Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndali...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë për nesër në Prish...
-
17-vjeçari plagos me thikë punonjësin e një fast-food-i në Fier
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku një 29-vjeçar i iden...
-
Haradinaj në pritjen solemne për 28 Nëntorin: Kjo festë është emocioni më sublim i çdo shqiptari
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen solemne të o...




































