Policia intensifikon kontrollet: 27 shoferë “të dehur” u ndëshkuan javën e kaluar
Autori: Gazeta inFokus
09:24 | 23 June 2026
Policia e Kosovës ka realizuar me sukses aktivitetet operacionale në kuadër të planit ‘ROADPOL’ për muajin qershor 2026, me fokus të veçantë në kontrollin e shoferëve për përdorim të alkoolit gjatë drejtimit të automjeteve.
Sipas të dhënave të policisë, aktivitetet janë zhvilluar nga 15 deri më 21 qershor në të gjitha rrugët e vendit, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve.
Gjatë kësaj periudhe, njësitë e trafikut kanë realizuar gjithsej 861 pika kontrolli, ndërsa janë kontrolluar 644 shoferë. Nga këto kontrolle, 27 shoferë kanë rezultuar nën ndikimin e alkoolit, ndaj të cilëve janë ndërmarrë masat ligjore të parapara.
Një nga aktivitetet kryesore të javës ishte edhe “maratona” e kontrollit të alkoolit, e organizuar më 19 qershor. Gjatë këtij operacioni, policia identifikoi një shofer që drejtonte automjetin me 1.11 promila alkool në gjak, duke rrezikuar sigurinë në trafik. Ndaj tij janë ndërmarrë menjëherë masat ligjore përkatëse.
Policia thekson se drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit mbetet një nga faktorët kryesorë të rrezikut në komunikacion, duke cenuar jo vetëm jetën e shoferit, por edhe të pasagjerëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.
Ndaj autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos drejtojnë automjetet pas konsumimit të alkoolit.
“Çdo vendim për drejtim nën ndikim të alkoolit paraqet rrezik për shoferin, pasagjerët dhe përdoruesit tjerë të rrugës! Andaj, mos drejtoni automjetin nën ndikim të alkoolit!”.

T� tjera
-
Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e ka vlerësua...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...
-
Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se draft...
-
Shiroka-Pula, Kurti e Haxhiu shihen duke diskutuar në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntor
Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Ku...
-
Presidentja: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në prit...
-
Reduktimet e rrymës prekin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore
Pos kryeqytetit, edhe komunat tjera, disa më rëndë madje, po ballafaqohen me ...
-
Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndali...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë për nesër në Prish...
-
17-vjeçari plagos me thikë punonjësin e një fast-food-i në Fier
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku një 29-vjeçar i iden...
-
Haradinaj në pritjen solemne për 28 Nëntorin: Kjo festë është emocioni më sublim i çdo shqiptari
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen solemne të o...


































