Lajme

NJRSH arreston në qendrën tregtare në Ferizaj një person të kërkuar nga gjykata, ishte i dënuar me katër vite burgim

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 22 June 2026

Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në koordinim me njësitë policore dhe pas informatave operative të siguruara në terren, dje ka realizuar arrestimin e një personi të kërkuar nga gjykata, njofton policia.

“E. Sh. (28 vjeç), ishte në kërkim me urdhërarrest aktiv për vuajtjen e dënimit me katër (4) vite burgim efektiv për veprën “Kontrabandimi me migrantë””, thuhet në njoftim.

Ai është lokalizuar dhe arrestuar në zonën e qendrës tregtare “Village Shopping & Fun” në Ferizaj.

-Advertisement-

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ku janë përfunduar procedurat e nevojshme policore, dhe më pas është dërguar në vuajtje të dënimit.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy