Lajme

Dy persona plagosen me armë zjarri në Matiqan

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 18 June 2026

Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit, si dhe një person tjetër është lënduar si pasojë e një përleshje fizike që ka ndodhur mes disa personave në Matiqan të Prishtinës, konkretisht në rrugën “Papa Gjon Pali”.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia e kryeqytetit, përmes zëdhënësit Enis Pllana.

“Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.Aktualisht, njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, tha Pllana .

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy