Lajme

Skandal në Fushë Kosovë: Zona për të verbrit përfundon në shtyllë dhe pemë

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 18 June 2026

Banorët e Fushë Kosovës po përballen me një tjetër shembull të mungesës së planifikimit urban dhe neglizhencës institucionale.

Në një nga rrugët e qytetit, shiriti udhëzues i dedikuar për personat e verbër dhe me dëmtime në shikim është vendosur në mënyrë të tillë që përfundon drejtpërdrejt në një shtyllë dhe në një pemë, duke e bërë të pamundur dhe madje të rrezikshme përdorimin e tij.

Në vend që të ndihmojë personat me nevoja të veçanta për të lëvizur në mënyrë të sigurt, infrastruktura e ndërtuar i orienton ata drejt pengesave fizike, duke ngritur pikëpyetje serioze për mënyrën se si janë projektuar dhe mbikëqyrur punimet.

-Advertisement-

Pamjet e Gazetës Infokus tregojnë qartë se shiriti taktil, i cili duhet të garantojë qasje të sigurt për personat e verbër, përfundon pa asnjë zgjidhje logjike në një shtyllë ndriçimi dhe në një pemë.

Madje, pranë shiritit udhëzues ndodhet edhe një shakt, duke e bërë edhe më të rrezikshme lëvizjen për personat me dëmtime në shikim.

Mbetet të shihet nëse komuna do të reagojë për të korrigjuar këtë lëshim, i cili jo vetëm që nuk i ndihmon personat e verbër, por mund t’i ekspozojë ata ndaj rrezikut gjatë lëvizjes./GazetaInfokus

 

 

 

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy