Fahrije Hoti falënderon qytetarët që e votuan: Më vjen keq që s’arrita të bëhem pjesë e Kuvendit, kthehem në Krushë ku përkas
Autori: Gazeta inFokus
17:22 | 18 June 2026
Fahrije Hoti, që në këto zgjedhje ishte kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas përmbylljes së procesit të numërimit të votave. Në postimin e saj, Hoti, ka thënë se e ka pasur të vështirë që të vendos t’i hyj garës politike, për shkak të parimeve me të cilat ajo është rritur.
Tutje, Hoti, ka falënderuar qytetarët që e votuan atë, dhe ka shprehur keqardhje që s’ka arritur të bëhet pjesë e parlamentit të Kosovës.
‘’ Kthehem në Krushë, aty ku i përkas. Kthehem te puna, te gratë, te kooperativa, te fuqizimi i grave dhe te misioni që e kam nisur shumë kohë më parë. Do të vazhdoj të eksportoj ajvarin, produktet tona dhe emrin e Kosovës nëpër botë. Sepse produktet nga duart e grave tona janë dinjitet, qëndresë e dëshmi se kur gratë marrin hapësirën që meritojnë, ato ndërtojnë gjithçka’’, ka shkruar ajo mes tjerash.
Postimi:
Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë 🙏
E pata të vështirë të vendos t’i hyj garës politike. Jo nga frika, por nga parimet me të cilat jam rritur e jetoj çdo ditë e që janë nderi, puna dhe edukata familjare. Mbi këto vlera kam ndërtuar çdo hap të jetës sime. Fati dhe Zoti më caktuan të jem aty kur shumëkush kishte frikë të ishte, në kohën kur jeta matej me mbijetesë.
Pas luftës, rifillova nga hiri. Kërkuam eshtrat e familjarëve tanë nën blozën dhe rrënojat e shtëpive që serbia fashiste e gjenocidale i kishte bërë rrafsh me tokë. Por nuk u ndala kurrë. Më dha forcë familja ime, Krusha ime, Kosova ime dhe mbarë shqiptaria.
Me 7 qershor, 12,729 qytetarë më dhanë besimin e tyre. Më vjen keq që nuk arrita të bëhem pjesë e Parlamentit të Republikës sonë të dashur, por mirënjohja ime për ju është e pafund.
Kthehem në Krushë, aty ku i përkas. Kthehem te puna, te gratë, te kooperativa, te fuqizimi i grave dhe te misioni që e kam nisur shumë kohë më parë. Do të vazhdoj të eksportoj ajvarin, produktet tona dhe emrin e Kosovës nëpër botë. Sepse produktet nga duart e grave tona janë dinjitet, qëndresë e dëshmi se kur gratë marrin hapësirën që meritojnë, ato ndërtojnë gjithçka.
Faleminderit secilit që besoi. Faleminderit çdo gruaje që pa veten e saj tek unë. Faleminderit çdo të riu që besoi se ndryshimi fillon kur njerëzit e ndershëm marrin përgjegjësi.
Jam këtu. Gjithmonë kam qenë. Gjithmonë do të jem!
E juaja,
Fahrija

T� tjera
-
Kurti i bindur se ua ndreqi punët popullit që ankohet: Rritja ekonomike po ndihet në jetën e qytetarëve
Kryeministri Albin Kurti publikoi mëngjesin e sotëm një dokument me “të arrti...
-
Sociologu Sumiçi për rastet alarmante të dhunës seksuale: Shoqëria ende fajëson viktimën dhe krijon një kulturë të heshtjes
Nisja e fushatës “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjinore” e gjen Kos...
-
Sindikata e Doganës dënon sulmin ndaj oficerit doganor në qytetin e Podujevës
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës (SPDK) ka dënuar sulmin e raportuar ...
-
AGK-ja e ngjyros logon në portokalli në shenjë të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) i është bashkuar fushatës globale “...
-
ALARMANTE: 610 raste të dhu*nimit dhe mbi 1,000 raste të ngacmimit e sulmit sek*sual në Kosovë
Dhuna seksuale në Kosovë ka marrë përmasa alarmante, me mbi 1,600 raste të re...
-
Kurti paralajmëron programin e ri qeverisës: Drafti publikohet javën e ardhshme
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se drafti i programit të ri qeveris...
-
Dy shqiptarë tentuan të hyjnë në shtëpinë e çiftit mbretëror në Angli, dyshohet se u futën për të vjedhur
Dy persona me origjinë shqiptare kanë përfunduar në pranga në Angli, pasi dys...
-
Haxhiu: Përgjegjësia për ta ndalur dhu*nën ndaj grave është e të gjithëve
Me rastin e nisjes së fushatës “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjino...
-
Sulmohet me thi*kë një person në Pejë, dërgohet për trajtim në QKUK
Një burrë ka mbetur i lënduar pasi është sulmuar me thikë nga një person i pa...
-
Pas një muaji trajtim në QKUK, ndërron jetë fëmija i lënduar në aksidentin në Gjakovë
Një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident tr...
-
Kanos dy persona me armë pas një mosmarrëveshjeje për borxh, arrestohet i dyshuari
jë rast i kanosjes me armë është raportuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në ...
-
Komandanti i KFOR-it dhe ambasadori slloven flasin për situatën e sigurisë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, u takua me ambasadorin e...































