Lajme

Auditori gjen shkelje në MINT, 29 pozita me ushtrues detyre, disa deri në 36 muaj

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 18 June 2026

Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar parregullsi në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) lidhur me mbajtjen e pozitave me ushtrues detyre, në kundërshtim me afatet e përcaktuara ligjore.

Sipas raportit të auditorit, departamenti i burimeve njerëzore në MINT kishte 29 pozita të mbuluara me vendime për ushtrues detyre/zëvendësues.

Auditori ka konstatuar se në tri raste zyrtarët kishin ushtruar detyrën e zëvendësuesit për më shumë se dy vjet, ndërsa disa pozita ishin mbajtur për periudha nga 30 deri në 36 muaj, raporton Indeksonline.

-Advertisement-

Raporti thekson se vendimet për këto emërime, të marra gjatë vitit 2023,  mbi bazën e legjislacionit tashmë të shfuqizuar dhe nuk ishin bërë harmonizimet  me kornizen e re ligjore, përkatësisht ligjin për zyrtarë publik.

Sipas gjetjeve, kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së procedurave të rekrutimit për plotësimin e pozitave të rregullta dhe mosmarrjes së veprimeve për rishikimin e vendimeve ekzistuese.

Auditori vlerëson se mbajtja e pozitave me ushtrues detyre përtej afatit ligjor rrezikon që ato të mbahen nga persona që nuk i përmbushin kriteret e kërkuara për pozitat përkatëse.

Për këtë arsye, ZKA i ka rekomanduar MINT-it që të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për plotësimin e pozitave të lira me staf të rregullt dhe të shmangë mbajtjen e pozitave me ushtrues detyre përtej afateve të lejuara me ligj.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy