Operacion i madh kundër mashtrimit online në Shqipëri, shtatë persona në pranga dhe 27 nën hetim
Autori: Gazeta inFokus
17:36 | 17 June 2026
Shtatë persona janë arrestuar dhe 27 të tjerë janë proceduar penalisht në kuadër të operacionit të koduar “End Point”, i cili u finalizua nga Policia e Shtetit në luftën kundër mashtrimit kompjuterik dhe krimit ekonomik.
Sipas policisë, të dyshuarit zhvillonin aktivitetin e tyre në ambiente të përshtatura si call center në Tiranë, ku dyshohet se përmes thirrjeve telefonike kryenin mashtrime kompjuterike ndaj qytetarëve.
Operacioni u realizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
“Gjatë kontrolleve të kryera në disa ambiente të dyshuara, uniformat blu arrestuan katër shtetas shqiptarë, një shtetas paraguajan dhe dy shtetas angolezë, të gjithë banues në Tiranë. Ndërkohë, procedimi penal në gjendje të lirë ka nisur për 27 persona të tjerë, mes tyre edhe tre shtetas të huaj nga Brazili dhe Franca”.
“Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se personat e përfshirë ushtronin aktivitet të paligjshëm që lidhet me veprat penale ‘Mashtrimi kompjuterik’, ‘Punësimi i paligjshëm’ dhe ‘Fshehja e të ardhurave’”, thuhet në njoftim.
Në kuadër të operacionit, policia sekuestroi një shumë parash në euro, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal, si dhe 70 kompjuterë dhe 49 telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e mashtrimeve./A2CNN

T� tjera
-
Zhvillime të reja për Lojëra Mesdhetare, ICMG thërret Kosovën në Athinë për të diskutuar ngecjet
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të marrë pjesë në një takim me Komitetin ...
-
Prishtina siguron 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kryeqyteti do...
-
IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje...
-
Thellohet bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Shqipëri, delegacioni i FARSH-së përfundon vizitën në FSK
Delegacioni i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i udhëhequr ...
-
Gjendet pa shenja jete një vajzë në shtëpinë e saj në Leshan të Suharekës
Një vajzë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Leshan të ...
-
Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët
Ambasada e Kosovës në Vjenë ka njoftuar se shërbimet e rregullta konsullore d...
-
“Gratë duhet të mbrohen, s’janë skllave”- Qytetari me mesazh të fuqishëm në protestë
Rrjeti i Grave të Kosovës ka organizuar protestë kundër vrasjes së grave, duk...
-
Nis protesta kundër vrasjes së grave në Prishtinë: “Femicidi është urgjencë kombëtare”
Me moton “Femicidi është urgjencë kombëtare”, ka nisur protesta kundër vrasje...
-
Bilanci ekonomik i Kurtit përballë statistikave: 374 milionë euro diferencë në BPV, pagat pa inflacion dhe deficiti tregtar në rritje
Qeveria e Albin Kurtit prezanton rritje rekord të ekonomisë, pagave dhe inves...
-
KOSTT njofton për ndërprerje të rrymës në një pjesë të kryeqytetit
KOSTT ka njoftuar me qëllim të intervenimit të domosdoshëm në TMRR të transf...
-
Haxhiu: Nuk do të lejoj gjuhën seksiste në Kuvend, do të ndërhyj ndaj çdo fyerjeje me bazë gjinore
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar gjuhën seksist...
-
Ymeri alarmon për importin e rrymës: Kostoja arrin rreth 124 mijë euro për një orë
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime për importin e vazhdu...


































