Lajme

“Treni bullgar” në Leposaviq? Gjendet një votë fotokopje gjatë numërimit në QNR

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 17 June 2026

Hetuesia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme lidhur me një fletëvotim të dyshimtë nga Komuna e Leposaviqit, që është gjetur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve gjatë procesimit të votave me kusht.

Sipas Klan Kosovës  informacionet e para lidhen që fletëvotimi në fjalë, me votë për Listën Serbe, ka qenë fotokopje, duke ngritur kështu dyshime mbi fenomenin e njohur si “treni bullgar”.

Si rezultat, hetuesit kanë zbarkuar në QNR, ku kanë marrë dëshmitë e nevojshme, ndërsa tani po bëhet edhe verifikimi i rastit.

-Advertisement-

Kjo është konfirmuar për gazetaren e Klan Kosova, Qëndres Bellagoshi nga koordinatorja nacionale e zgjedhjeve, prokurorja Laura Pula.

Ndryshe, të njëjtat burime kanë deklaruar se tashmë në Qendrën e Numërimit janë shtuar vëzhgues nga Lista Serbe.

Klankosova.tv do të iu mbajë të informuar posa të ketë një konfirmim zyrtar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy